Sherri me turistët në Himarë, Çupi tregon çfarë ndodh në jug të vendit tonë dhe ngre alarmin: Ajo që i acaron njerëzit është…

LAJME

Ditën e djeshme në vendin tonë u rikthye sërish skema e të famshmit “Mihal’ i cili dhunoi turistët që kishin drekuar në lokalin e tyre.

Kësaj radhe ishte një çift shqiptar i cili u përball me një skenë të pakëndshme nga pronarët e hotelit ku qëndronin pranë plazhit të Livadhës, pasi kishin kërkuar të largoheshin për shkak të shërbimit. 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Për të folur për këto problematika, të ftuar në studion e “Abc-së së mëngjesit” ishin gazetarja Alma Çupi dhe eksperti i turizmit, Ismail Hoxha. Gazetarja vuri theksin tek mungesa e mikpritjes. Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

“Ajo që i acaron njerëzit kur shkojnë me pushime në jug është mungesa e mikpritjes. Në pjesën më dërrmuese të restoranteve nuk gjen një çaj mali, janë disa detaje që tërheqin vëmendjen.”, tha ajo.

Nga ana tjetër, eksperti i turizmit në Kosovë, Zek Çeku tha: “Së pari, Shqipëria është zhvilluar mjaft shpejt dhe në mënyrë të pakontrolluar, pa orientime të mirëfillta, pa kujdes të merituar dhe të mjaftueshëm nga shteti, pa edukim të mjaftueshëm në aspektin profesional dhe pa kujdes të mjaftueshëm nga shoqëria. 5 sekonda pasi ta keni hapur marketingun hapet artikulli i plotë

Diaspora e Kosovës ka një nivel më të lartë të fuqisë blerëse, është më kërkuese. Në Shqipëri, është problemi se nuk është ndërtuar sa duhet kultura turistike. Ajo duhet ndërtuar përmes sistemit të edukimit, tryezave, mediave. Mikpritja në Kosovë është në një nivel më të lartë se Shqipëria.”, tha Zeka.