“Shaka seksiste”, Juliana Nura hedh akuza të forta ndaj Ilir Shaqirit

Javën e kaluar Juliana Nura është eleminuar nga gara e kërcimit “Dancing with the stars Albania”.

Ajo pas daljes ka dhënë disa intervista, në të cilat është shprehur e pakënaqur me vlerësimin e jurisë.

Juli gjatë intervistës u pyet nëse është penduar për deklaratat e saj, mirëpo ish-konkurrentja e përforcoi atë që ka shprehur më herët duke shtuar se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.

“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai”.