Sabiani tregon kur u bllokua me Rita Latin në Milano: Harxhuam gjithë lekët që fituam, nisëm të qanim te ..

LAJME

Nje histori te bukur ka treguar kengetari i njohur Sabiani ku ka qene ne Milano me Rita Latin dhe fluturimi eshte ndaluar per shkak te renieve te bores.

Ja se si shprehet ai:“Na zuri një herë bora në Milano. Ka qenë Rita, Behari, Artiola, Poni, unë dhe sapo kishim mbaruar koncertin. Na çoi vëllai im në aeroportin e Malpensës. Po prisnim avionin por nuk po vinte.

Po binte shumë borë dhe u anuluan të gjitha fluturimet. Shkuam në hotel, të nesërmen shkuam pra në aeroport. Pritëm avionin, prapë na i shtynë udhëtimin.
Ndenjëm 4 ditë në Milano, pastaj ato skenat dihen, filluam me të qarë të gjithë ne. Rita qau sepse kishte vetëm vajzën. Thoshte “më raftë pika, kam lënë vajzën vetëm”.

Ato lekët që fituam. i lamë aty. Menduam se shpëtuam, por jo. Zbritëm në Romë dhe aty ngelëm. Rita të kishte merak ty (Roza Latin) se ishe adoleshente, ndërsa unë kisha merak Kejsin sepse ishte shumë e vogël. Mbaj mend që unë dhe Rita bridhnim nëpër dyqane për t’ju blerë juve dhurata”, tregoi Sabiani, i ftuar në emisionin “Why Not”.