“Sa do të më marrë malli” Arbana Osmani në zi, humb njeriun e saj të dashur

LAJME

Moderatorja Arbana Osmani ka dhënë një lajm të trishtë në llogarinë e saj në Instagram.

Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, fiks një vit pas ndarjes nga jeta të gjyshes së moderatores.
Arbana ka ndarë në InstaStory një foto me gjyshërit, ku shkruan:
“Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju!”

Gjithashtu, Arbana ka ndarë momentin më të bukur me gjyshërit e saj, kur ata i erdhën surprizë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Moderatorja është shprehur se ka qenë me fat që i ka pasur kaq gjatë gjyshërit në jetën e saj, ndërsa tregon se i është thyer zemra nga humbja e tyre.
“Kujtimi me i bukur

Kam qene me fat qe i kam patur kaq gjate ne jeten time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemren. Sot iku gjyshi, fiks nje vit pas Nanes, duke na lene pas kujtimet, Historikun, debulesen per patatet e skuqura dhe shembullin e nje dashurie si ne perralla.

Dhe kete surprize te bukur, te paharrueshme, me te vecanten ndonjehere per te cilen do te te jem gjithmone mirenjohese ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas ”- janë fjalët e saj krahas videos që do t’i mbesë si kujtimi më i bukur nga dy gjyshërit e saj.