Rrëfimi i Koço Qendros/ Teatri i Korçës lindi në lagjet e Kasabasë. Ja cilat ishin 6 vajzat që dolën në skenë për herë të parë. Cili ishte ndikimi i djemve të Stambollit

LAJME

Për herë të parë, historiku i plotë i Korçës, rrëfyer nga Koço Qendro. Teatri i Korçës lindi në lagjet e Kasabasë, u nxit nga djemtë e Stambollit. Nga Vepror Hasani.

Teatri i Korçës lindi në lagjet e Kasabasë, aty ku përfshihet edhe Pazari i Korcëcs. Aktorë u bënë njerëzit e shkolluar në universitetet e ndryshme të Perandorisë: mësues, avokatë, inxhinierë, arkitektë, nëpunës të bankës, të kadastrës, oficerë, ushtarë etj.

Në skenë ngjiteshin veprat më të mira; ato që flisnin për atdhetari, siç ishte drama “Besa” e Sami Frashërit. Kjo dramë me gjashtë pamje, 108 faqe, e cila rrëfente jetën dhe vetitë e Shqiptarëve, nëpërmjet një ngjarjeje në Labëri, ishte përkthyer nga Abdyl Ypi Kolonja.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Si teatër shërbeu “Klubi i Osmanllinjve”, i njohur ndryshe “Kafene Panda”, pasi në këtë lokal mund të akomodoheshin deri në 600 veta. Krijimi i teatrit në lagjet e vjetra të qytetit të Korçës u nxit nga djemtë shqiptarë të Stambollit. DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Ata ishin të parët që ngjitën në skenë dramën “Besa”. “Pas përgatitjeve të gjata u dha çfaqësina në mbremjen e së shtunës më 24 nëntor 1908 në një nga theatrot e Bejollës në “Odeon” dhe pati sukses të pashpresuar. Gjithë plazha dhe lozhat e theatrit qenë plot të mbushura me popull, i cili kishte vrapuar të shohi të parën shfaqësinë që jepesh në gjuhën shqip”. (Gazeta “Java”, 1937, f. 18).

NDIKIMI I DJEMËVE TË STAMBOLLIT

Sipas gazetës së lartpërmendur, shfaqja u interpretua nga Sh.Leskoviku si Merushja, Pandeli Papalilo si Rexhepi, i ndjeri Mustafa Qulli si Zyberi, Skëndo Pojani si Selfua, Karaman Frashëri si Rrapua, Sulejman Përmeti si Asllani, Fejzi Leskoviku si Fetahu, Sabri Qyteza si Demir beu, Sadedin Ohri si Evrenozi, Sami Berati si Xhakua, Ahmet Korça si Sulçeja, DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Faik Dëshnica si kalorës, Myin Vlora si Vahideja, Fuat Gjirokastra si Telhaj, Faik Emin Korça si Saideja dhe Haki Vlora si Selmani. Shpesh djemtë e Stambollit bëheshin regjisorë të pjesëve teatrale, kur vinin në Korçë. Kjo frymë atdhetari nxiti djemtë e Korçës të krijonin edhe “Bandën e Lirisë”.

Teatri dhe “Banda e Lirisë”, ishin dy kryeveprat shqiptare nga më të realizuarat, që lindën në lagjet e Kasabasë në vitin 1908 fal shoqërisë “Dituria” të Orhan Pojanit dhe ndjekësve të tij. Gjithçka interpretohej në gjuhën shqipe. Pjesë teatrale të ndryshme shfaqeshin herë pas herë. Të ardhurat që siguroheshin nga shitja e biletave ose u jepeshin familjeve të varfëra myslimane dhe ortodokse ose ndihmoheshin shkollat e fëmijëve myslimanë.

Teatri i Kasabasë, nën kujdesin e shoqërisë “Dituria” synonte afrimin dhe vëllazërimin mes dy komuniteteve fetare: “Ca ditë më parë oficerët e Korçës lojtën një thjatro, ku u mblodhën 3.500 grosh. Këto të holla u ndanë nëpër të varfërit myslimanë e të krishterë. Oficerët nga kjo mirëbërje i urojmë”. (Gazeta “Korça”, 31 mars 1909).

Në përkrahje të teatrit kishte dalë edhe mytesarifi (prefekti) i Korçës: “Këto ditë, nën kryesinë e mytesarifit të Korçës, për të ndihmuar shkollat e myslimanëve që ndodhen nëpër fshatrat e Korçës do të luhet një thjatro nga nëpunësit e nga gjithë mësonjësit e shkollave oficiale. Shpresohet se mjaft të holla do të mblidhen.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Pa dyshim asnjeri do të mos mbetet pa vajtur të shohë këtë thjatro, e cila do të bëhet (ndiqet) me vërejtje (vëmendje) të madhe. Urojmë gjithë ata zotërinj që mejtojnë të këtilla mirëbërje që janë të dobishme për atdhenë”. (Gazeta “Korça”, 1 vjesht’ e II-të 1909).
DRAMA “BESA”
Për përgatitjen e shfaqes të rinjtë do të ndihmoheshin nga Skënder Pojani, i cili kishte marrë pjesë në shfaqjen e kësaj drame në Stamboll, ku kishte luajtur rolin e Selfos:

“Më 24 të këtij muaji në sallën e Klubit Panda me shtytjen dhe nën mprojtjen (kujdesin) e mytesarifit zotit Nazmi, i cili është një zot i zotëruar sipas kohës dhe pas dëshirës t’atyre që dëshirojnë lirinë dhe mbrothësinë e mbretërisë, për fitim të shkollave të myslimanëve nga ana e oficerëve dhe të nëpunësve përpara 600 shpirteve u lojt një dramë fort e bukur sa të gjithë dëgjonjësit mbetën nën habitje dhe në kënaqje të madhe.Lexo lajmin e plote me poshte..