Rastet e shtuara me koronavirus/ Revoltohet mjeku i njohur: Nuk e ka fajin populli por ja kush e ka fajin

LAJME

Reagon ashpër pas rasteve të shtuara me koronavirus mjeku i njohur Petrit Vargu, duke thënë se se fajtorë për përhapjen e koronavirusit është Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë dhe jo populli ndaj duhet te jemi me shume te kujdeshem.

Ja se si shprehte ai ne profilin e tij ne facebook:
“I vetmi vend i botes, ku sipas pushtetit, fajin per perhapjen Covid e ka populli.

Megjithate faktet jane kokeforta. Burimet e infeksionit nuk jane supermerkatat apo plazhet, por QSUT-ja qe menaxhohet totalisht nga qeveria. Boll me keto farsa, o e vetmja ministri Shendetesie ne bote qe nuk keni bere nje autopsi! Mos valle dhe per kete gje ua ka fajin populli? Ruani distancimin social dhe lani sa me shpesh duart.