• Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar disa fakte rreth Inceneratorit të Tiranës. • Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi ka deklaruar se kontrata e Koncensionit funksionon vetëm për të paguar koncensionarin, por nuk përmbushet asnjë detyrim nga ana e tij. •
Kryemadhi shton se kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet dhe deri më tani penalitetet e pambledhura janë në masën 8.5 milionë Euro.
• Kryemadhi po ashtu ka theksuar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka detyruar firmat e ndërtimit t’i paguajnë inceneratorit 60 milionë euro për dherat, por ato derdhen jashtë lejes për ndërtimin e tij. • Sipas saj, inceneratori pritet t’i shkaktojë një dëm prej 500 milionë euro shteti.