Qenka bërë kopje e saj: Hugerta Sako tregon sa është rritur e bija!

Hygerta Sako është një prej moderatoreve më simpatike të ekraneve tona. E ndërsa sic thotë dhe vetë, e bija refuzon të ekspozohet shumë në rrjetet e saj sociale, së fundi duket ia ka dhënë lejen. Me disa foto të fundit, Hygerta tregoi se vajza, tashmë e rritur dhe e kthyer në një zonjushë të vërtetë, ka trashëguar tiparet e saj.

“Një herë në 5 vjet ma jep lejen ta nxjerr në Insta. Jeta mamit, my all”, ka shkruar moderatorja sportive.

Hygerta prej vitesh ka jetuar me prindërit e saj dhe me Anais. Divorci i prindërve, pothuajse nuk ka ndryshuar asgjë për Anën, sepse ajo merr të njëjtën dozë dashurie nga prindërit e saj, ashtu edhe nga gjyshërit.