“Pse Më Ke Marrë Mua?” Moderatorja Shqiptare Vihet Në Siklet Nga Pyetja E Djalit Të Birësuar

LAJME

Vite më parë moderatorja, Fjodora Fjora, vendosi të birësonte një djalë dhe lajmin e bëri publik për të dhënë një mesazh për të gjithë.

Ndërkohë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka rrëfyer detaje që nuk i kemi ditur në lidhje me jetën e saj me të birin.

Fjodora ka ndarë një histori mjaft të sikletshme nga një pyetje e drejtuar nga djali i saj, që e ka vënë në vështirësi.
Fjodora u shpreh se ai e ka pyetur një ditë pse e ka marrë dhe pse ajo nuk bën fëmijë të tjerë e asaj i është dashur t’ja shpjegojë, sigurisht duke pasur parasysh edhe moshën e tij.

“Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime.
Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

“I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë, 6 vjeç. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua?”DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

“I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi.DUKE E HAP HAPSIREN REK LA MUESE ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im.
Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua”, ka rrëfyer Fjodora.”
Ndërkohë para pak javësh ajo arriti të fitonte betejën me Covid-19 dhe për disa ditë ju desh të izolohej e vetme në shtëpi, duke qëndruar larg të birit.