Princ Leka nuk fshihet më pas divorcit, shfaqet dorë për dore me të dashurën e re

Princ Leka është parë me të dashurën e tij të re Blerta Celibashi, duke ecur dorë për dore në rrugë.

Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur

Sipas burimeve, vajza në krah të Princ Lekës është fotografja e ish-çiftit. Ata janë parë më parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kane munguar komentet, nga ana e Princit.

Princ Leka njoftoi ndarjen më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore. Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.

“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia.