Politikani Eduart Ndocaj tregon si e detyroi gruaja të humbte 40 kilogramë: Për atë të mirë që më bëri duhet të martohem prapë me të

LAJME

Eduart Ndocaj këtë të premte ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi , ku ndau histori jete të bukura dhe të trishta.

Humbja e peshës dhe i nci denti në Fishtë ishin dy pikat ku ai ndal, duke i rrëfyer Ermali se ka humbur mbi 40 kilogramë. Për ish-deputetin ishte një periudhë e vështirë pasi iu dëshën 60 ditë për t’u përshtatur me ushqimin, madje ai tregoi se ka konsumuar edhe ushqim pa shije.

Për të nuk mjaftonte vetëm ndërhyrja e parë për humbjen e peshës, mbajtja e një regjimi ushqimor, por iu desh të realizonte edhe një ndërhyrje të dytë. Ndocaj tregoi në “Abc e Pasdites” se për shkak të i nci dentit në Fishtë, ku ishte us htruar dhu n ë ndaj tij, u detyrua të operohej për herë të dytë.

Gjatë transmetimit live u publikuan foto të tij ku ishte më i ri, por edhe krahasimin kur ishte i shendoshë dhe i dobët. Moment që e bëri nostalgjik, por edhe njëherësh të qeshë dhe të thotë se i duket vetja tjetër njeri, sikur ka rilindur, madje për këtë duhet një martesë e dytë me bashkëshorten, Valentinën.