Përplasje dhe debate mes demokratëve! Deda flet hapur dhe del me deklaratën e fortë: Në korrik ka zgjedhje. Ka njerëz brenda partisë që nuk flasin kundër Ramës

LAJME

Përplasje dhe debate mes demokratëve! Deda flet hapur dhe del me deklaratën e fortë: Në korrik ka zgjedhje. Ka njerëz brenda partisë që nuk flasin kundër Ramës

Mund të cilësohet si një nga mbështetësit më aktiv të Partisë Demokratike, ku është edhe anëtar i Këshillit të saj Kombëtar. Julian Deda, ka folur për situatën aktuale dhe politike në vend, ku kryesisht është ndalur tek debati i fortë që ka nisur brenda partisë për lidershipin e ardhshëm të PD-së.

Për Dedën, i ftuar në A2, këto polemika rrezikojnë të devijojnë vëmendjen nga problemi madhor. “Ideja është që të mos shfokusohemi nga masakra elektorale që është bërë. Detyra e PD dhe e kryetarit është të vërtetojë këtë, pra blerjen e votës. Çdo gjë tjetër më duken si elementë për të hequr vëmendjen nga kjo histori”.

Nishani ka qenë zë kritik, por Deda nuk bën emra të përveçëm. “Të kërkosh nga PD ose të japësh sugjerime është e drejta e cilitdo, por unë them që ata që kanë ulur dy gishtat në ajër nuk mund t’i vejnë gishtin një personi. Ka shumë persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Dhe nuk po flas për njerëz jashtë partisë, por njerëz brenda saj që mund të kontribuonin në fushatë dhe t’i thoshin dy fjalë për Edi Ramën, përpara se të kritikonin Bashën. Në korrik ka zgjedhje, secili mund të futet në garë si kandidat për kryetar”, thotë ai.
Lajmin e plote munde ta lexoni ne linkun ne vijim: