Moderatorja e njohur dhe e preferuar e gjithë shqiptarëve, Sonila Meço pas një periudhe të gjatë larg ekranit, është rikthyer sërish. Gjithashtu, ajo çfarë vihet re më shumë është se Sonila kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Ajo në postimin e fundit në “Instagram” shfaqet me një buqetë me lule në duar dhe bën të ditur se këtë surprizë ja ka bërë Oriola Marashi.
“Kur surprizën ta bën një vajzë e lindur për të marrë lule nga mëngjesi në darkë. Sa i bukur mund të jetë viti kur lulet e Krishtlindjes t’i dhuron Oriola Marashi, shkruan Sonila.
Rikujtojmë se moderatorja është mikeshë me të ëmën e Oriolës, Xhoi Jakaj dhe të dyja punojnë në Ora News.