“Ore ju, unë jam Fatos Nano dhe mbrapa më vjen historia”! Ju rrëfej një histori që do ndryshojë politikën shqiptare

LAJME

Partia Socialiste dhe Partia demokratike e kanë qeverisur vendin 30 vitet e fundit. Zhvillimet politike brenda këtyre partive kanë qenë përcaktuese të nivelit të demokracisë në Shqipëri.

Në historinë e këtyre tri dekadave do të shohim trashëgiminë nga e shkuara komu.niste dhe përpjekjet e dështuara për votën e lirë brenda dy partive. Se si ka avancuar demokracia e brendshme në këto dy parti do ta shohim përmes analizës së proceseve zgjedhore në kongreset e PS-së dhe kuvendet kombëtare të PD-së.

Të kompleksuar nga e shkuara e tyre e lidhur me partinë shtet, socialistët nisën një reformim të rëndësishëm në organizimin e brendshëm. Procesi shoqërohet me debate të forta ndërmjet drejtuesve. I tillë është edhe debate në vitin 1996, kur fatos Nano kishte dërguar një mocion nga burgu, ku po vuante dë.nimin i akuz.uar nga Berisha për abuzime me ndihmat humanitare në vitin 1991.

Mocioni për debat i Nanos lidhej me reformimin e partisë. Mocioni e ndau PS në dy pjesë, pro dhe kundër tij. Në atë kohë nisi të shfaqej dukshëm krijimi I grupeve në PS. Përballë Nanos ishte grupi i Ilir Metës.
Pas shumë debatesh, kongresi i dytë rikonfirmoi Fatos Nanon në krye të partisë dhe në forumet drejtuese u përfshinë edhe kundërshtarë të tij. Zhvillimet Brenda PS po perceptoheshin si demokraci e brendshme, ku pavarësisht mendimit ndryshe nuk përjashtohej askush.

Në qershor të vitit 1997, Partia socialiste fitoi zgjedhjet ndërsa Berisha kishte lënë presidencën dhe ishte kthyer në PD që ishte tashmë në opozitë. I duhej një garë formale për tu rikonfirmuar në krye të partisë. Më 20-21 tetor 1997 u mbajt Kuvendi i Katërt zgjedhor i Partisë Demokratike, Berisha u konfirmua kryetar I PD-së pas një gare formale me rivalin e tij Pjetër Arbnori.

Vetë Arbnori e pohoi disa ditë pas kuvendit se nuk kishte asnjë ambicie për kryetar të PD-së por shpalli kandidimin për ti dhënë vlerë garës.Gjatë kësaj kohe Partia socialiste ishte përfshirë në debate të brendshme që për shumicën quhej demokraci e për të tjerë lu.ftë për pushtet. Debati mes drejtuesve të saj në dhjetë vitet e para e dominoi ligjërimin politik.

Më 9 tetor 1999, do të zhvillohej kongresi I tretë zgjedhor i partisë Socialiste. Kur nisi fushata zgjedhore, Fatos Nano nuk ishte kryeministër. Përballë tij shpalli kandidaturën për kryetar të PS-së, Pandeli Majko, i cili mbante edhe postin e kryeministrit të qeverisë socialiste. Në krah të Majkos ishte edhe Ilir Meta bashkë me mbështetësit e tij, një grup kundërshtar me Nanon.

Pavarësisht epërsisë që i jepte posti i kryeministrit, Pandeli Majko e humbi garën. Në seancën e zgjedhjeve të kongresit Fatos Nano u rizgjodh kryetar me 297 vota përkundrejt kandidaturës së Majkos me 261 vota. Diferenca e vogël e votave dëshmoi për një proces të vërtetë zgjedhor. Do të mbetej i vetmi moment i vërtetë zgjedhjesh në këtë parti. Ngjashëm me kongresin e demokratëve në vitin 1991.