Ora policore, mbyllja e lokaleve dhe mesimi online, Komiteti Teknik merr vendimin e fundit

LAJME

Masat aktuale kufizuese do të mbeten ende në fuqi deri në një afat të pacaktuar ndërkohë që maturantët do të kthehen në shkolla.

Njoftimi është bërë me dije nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Rakacolli u shpreh se duke parë rezultatet e deritanishme, situata duket e qëndrueshme por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën.

“Duke u bazuar në shifrat dhe analizën e shkaqeve dhe situatave që çojnë në këto shifra mendojmë që situate është e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës. Por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të marrë masa për të liruar situatën.

Prandaj mendojmë që masat e lëna për t’u rishikuar në mbledhjen paraardhëse të rishikohen në atë afat. Në grupmoshën 15-20-vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet te arsimtarët, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë që do kushtëzohet nga një monitorim i kujdessshëm. Maturat duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj siç është ora policore. Do të vazhdojnë baret dhe restorantet me të njëjtin orar dhe mësimi do të vazhdojë online për pjesët e tjera të sistemit arsimor dhe fluturimet me Britaninë do jenë të mbyllura“, tha Rakacolli.