Njihuni më shumë me “Xhemren”, aktorja zbulon skenën që nuk e bënte dot në serial

LAJME

Hazar Motan po bëhet e njohur në botën e artit në Turqi me rolin e saj ‘’Xhemre’’ tek seriali ‘’Lule të vetmuara’’.
Në intervistën e fundit dhënë për mediat turke ajo është shprehur se e ka pasur ëndërr që në fëmijëri aktrimin.

‘Aq shumë isha e apasionuar pas aktrimit sa kishte raste që shihja dhe më shumë se katër fima në ditë’ është shprehur Hazar gjatë intervistës.

Po ashtu gjatë intervistët Hazar foli dhe për rolin e saj tek seriali.
“Në episodin e parë, skenat janë shumë prekëse sepse ka shumë emocion dhe dramë. Mendoja që nuk di ta bëj këtë punë dhe u shqetësova. Më pas mora shumë vlerësim nga skena në funeral dhe fillova të besoj tek vetja më shumë”-ka treguar aktorja.

Hazar Motan ka treguar gjithashtu se për shkak të rolit në serial ka pasur edhe ankth.
“Kam ndjerë ankth dhe një shqetësim të madh sepse roli që unë luaj është shumë prekës dhe pesimist. Isha e shqetësuar nëse mund ta bëja por faleminderit mësueses time dhe regjisorit”-është shprehur aktorja.

E pyetur gjithashtu se cili do të ishte roli i ëndërrave të saj, ajo është shprehur :
‘Do të doja të portretizoja një karakter më mashkullor. Për shembull, në filmin ‘ “Girl with the Dragon Tattoo” personazhi im i ëndrrave luhet nga Rooney Mara. Do të më pëlqente të luaja një grua si ajo, pasi në jetën e përditshme jam një person i heshtur .

Ndërsa tre gjërat që ajo nuk mund të heqë asnjëherë dorë janë familja, kompjuteri dhe librat.
‘Familja dhe kompjuteri më vijnë në mendje.Nuk jam një person që kam shoqëri dhe nuk dua të dal në fundjavë por të shikoj një film në shtëpi në kompjuter. Prandaj e kam të domosdoshëm kompjuterin. Mund të them edhe librat e mi’ .