Njihuni me shqipëtarin që ka 200 mijë pula (Video)

Agim Driza nga fshati Radostinë i Komunës Dermenas në Fier dikur ka qenë emigrant në Greqi.
Në vitin 1992 ai filloi punë në Janinë në një pulari.

Pas disa vitesh eksperiencën e tij vendosi që ta shfytëzojë në vendlindje.
Agimi administron tashmë një stabilimet të Industrisë së Mbarështimit dhe Tregtimit të mishit të pulës.

Nga një pulari e vogël në fillim, nga viti në vit ai e ka shtuar investimin duke arritur të mbarështojë 200 mijë pula dhe zogj të fshatit. Pjesë e investimit është edhe një thertore moderne.

Pulat e zogjtë e fshatit që mbarështohen në satbilimentin e fermerit Driza, tregtohen jo vetëm në tregun e Fierit, por në gjithë vendin.
Produktet për treg të kesaj firme janë tërësisht biologjike, pasi ushqimin për shpendët e siguron nga toka e tij dhe me drithin e grumbulluar nga fermerët e zonës.