
Christina Ozturk (23) e do jetën familjare me bashkëshortin e saj, biznesmenin Galip Ozturk (56), dhe çifti është gati të shpenzojë 1.5 milionë dollarë për një surrogaci.
Vajza e madhe Vika, Christina solli në jetë gjashtë vite më parë.“Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht nga unë dhe bashkëshorti im, por i ka bartur një nënë surrogate”, thotë nëna e re. Fëmija më i vogël i çiftit është Olivia 11 muajshe.
“Nuk e di sa do të jenë në fund, por sigurisht që nuk planifikojmë të ndalemi në 10. Nuk jemi gati të flasim për numrin përfundimtar”, tha ajo. Çifti jeton në qytetin Batumi në Gjeorgji, ku është e ligjshme përdorimi i një nëne surrogate gjatë shtatzënisë dhe ky proces kushton rreth 8 mijë euro.
E lindur në Moskë, Kristina ishte një nënë beqare kur pushoi në një qytet bregdetar dhe takoi bashkëshortin e saj tashmë Galip, një biznesmen me origjinë nga Turqia. Së shpejti ata filluan të takoheshin dhe ajo u transferua në Batumi, ku tani gëzojnë jetën familjare.