
Tiffany Fields nga Lexington, Kentucky, ka një djalë, Luke, 4 vjeç, i cili vuan nga sindroma Down, epilepsia dhe një sëmundje e zemrës që do të thotë se ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
Pasi punësoi një dado për t’u kujdesur për të, ajo vuri re ndryshime drastike në sjelljen e tij. Ajo vendosi të vendosë fshehurazi një kamerë dhe të zbulojë të vërtetën për atë që po ndodh në shtëpi ndërsa ajo është larguar.
Kur e pa videon nuk u besonte syve. Gjërat ishin më keq nga sa mendonte ajo. Përkatësisht, Lillian White, kujdestarja e fëmijëve ka abuzuar me fëmijën e pafuqishëm duke e tërhequr zvarrë në dysheme, duke i ndërruar pelenën duke i shtyrë brutalisht këmbët dhe krahët, ndërsa i është ulur në fytyrë.
Tiffany raportoi menjëherë tek autoritetet dhe sot ajo po lufton për drejtësi në gjykatë. Shikoni videon: