Nga Agim Cani / Ne vitin 2004 u ktheva me deshiren per te bere dicka ne Shqiperi dhe per te qendruar per fare.
Fillova te kontaktoj me shoket e mi, miq e kusherinj.
Pasi e vura biznesin ne shina te mira, fillova dhe te leviz neper Shqiperi.
Nje dite tek flisja me nje te njohur, me tha se njeh nje tregtar shume serioz.
Punoj me te.
Nuk do ishte keq ta njihje. Ndoshta mund te besh dhe biznes me te.
Si e quajne i thashe?
Xhemil Tagani, me tha.
Cili i thashe? Ai aktori i Teatrit popullor dhe artist filmash?
Po me tha.
Me thuaj kur te vije vetem 2 ore me pare.
Te takohesha me nje aktor Teatri ?
Me nje artist filmash.
Ishte emocion i madh per mua.
Ne vinim ne shkolle dhe tema ishte teatri i radhes ne Teatrin Popullor.
Kishte raste qe zinim rradhe ne 12 te nates per bileta per shfaqien e re, qe kishte raste qe 6 muaj ishte Premiere.
Kur i shikonim rruges ishte ngjarje e madhe per ne.
Respekti per ta ishte adhurim, veneracion.
Nejse nje dite e takova.
Tek Klubi qe ishte para Institutit te Arteve.
Emocionet e mija preknin Dajtin.
Filluam biseden.
Une fillova per filmat ku kishte luajtur.
Çdo film qe kishte luajtur.
Detaje artistike per te cilat Xhemili ishte mjeshter.
Per mua thashe, je mjeshter i madh i roleve te vogla.
Si Ilia Shyti, Ndrek Shkjezi, Prokop Mima.
I kujtova filmin Toke e pergjakur
Rolin e tije (me vrave kopuk- armiku dhe kur vdes eshte i poshter- dhe qeshem)
Folem per muzike filmash dhe kegen perle te Gaqo Çakos per Staver Shkurtin, tek filmi Njeriu me top.
U emocionua tregtari i suksesshem Xhemil Tagani dhe nuk folem asnje minute per tregeti.
Bile dhe sot e kesaj dite nuk e di cfare biznes bente Xhemili.
Ju iket te gjithe, me tha.
Per ke do do luanim Teater?
Dhe sinqerisht pashe ne syte e tij, rrumbellza loti si ar.
U ndame pas dy oresh duke me thene:
Me ty nuk bej tregti dhe biznes.
Kemi dy pozicione hyjnore te jetes.
Aktori dhe shikuesi!
Le te mbeten keshtu!
Keshtu ke mbetur i madhi Xhemil Tagani.
Ju jeni klasiket e artit shqiptar.
Ju ishit shkolla e madhe e mjeshtrise klasike te Aktorit.
Ne 90 – ten, u mbyll kjo porte e rende.
Çelsat kane zene ndryshk.