Nga marrëdhënia me Gregun tek pikturat e Ramës në shtëpi, rrëfimi i rrallë i ish bashkeshortes se Edi Ramës (Video)

Para 35 vitesh Matilda Makoçi ishte një nga ikonat dhe portretet më premtuese të kinematografisë dhe teatrit. Një ndër vajzat më të bukura të kohës, ajo që u bë shumë shpejt pjesë e kinematografisë, ajo që tërhoqi shikimin e mijëra djemve të rinj sa herë kalonte në anën tjetër të rrugës, ajo vijon ende të jetë një zonjë të cilën e publiku e do përmes ekranit, por edhe në heshtjen e saj.

35 vite më vonë, pas një jete të heshtur, pasi e braktisi karrierën e saj për të qenë nënë, pas ndarjes së vështirë jo vetëm me kinematografinë, por edhe me djalit të vetëm që ka, Matilda u përpoq ta rindërtonte jetën e saj, por vështirësitë ishin të mëdha. Për të gjitha këto, ajo sot nuk refuzon të flasë, madje pa shumë plagë të mëdha, por si pengesat e një rrugëtimi jete që Matilda Makoçi i rrëfen për gazetaren e ‘A2’.

Ajo që regjisorët e zgjidhnin në vitet ’80-të si heroinën e produksioneve të tyre kinematografike, ashtu si u ngrit menjëherë, ashtu edhe iku. E megjithatë, të gjithë e mbajnë mend.

“Kam qenë në punë intensive. Kam qenë e angahzuar me teatrin, me kinemanë, televizionin. Kam pasur jetë aktive. Kujtime të bukura nga puna por dhe nga njerëzit. Aktoret e asaj periudhe kanë qenë të veçanta, të bukura. Kam qenë në moshë të re, dhe e kam marrë natyrshëm. Njerëzit më takonin në rrugë, më thoshin; flokët bëji kështu, bëji ashtu. Më jepnin këshilla të ndryshme. Më ka pëlqyer thjesht. Kur u largova në Greqi, atje nuk isha në këtë mundësi komunikimi dhe u ç’mësova. Tashmë e kam si një emocion dhe them; oh zot më mbakan mend”, tha ajo.

“Hije që mbeten pas” është një nga filmat më të mirë që ka realizuar. Madje ajo dhe Xhevdet Feri, atë kohë u vlerësuan me çmime si dy nga aktorët më të mirë të kinematografisë. E kur e pyesim për këtë film, Matilda Makoçi modestisht nuk rrëfen asgjë për veten, por e nis me keqardhjen se Xhevdet Feri, portreti i paharrueshëm i kinematografisë do t’i mungojë shumë artit të shtatë.

Për të filmi më i mirë që ka realizuar ndonjëherë është “Të mos heshtësh”, ku ajo interpreton përkrah Ndriçim Xhepës. “Filmi pati shumë sukses. Por duhet pasur parasysh qe rezultati i këtij suksesi ishte Xhevdeti, pasi ai ishte aktori kryesor. Xhevdetin e kam pasur në shkollë dhe jemi takuar profesionalisht në filmin ‘Hijet që mbetën pas’. Xhevdeti ka qenë një djalë i mirë, simpatik, i thjesht, i dashur dhe i aftë. Ka qenë shumë me kërkesa artistike, gjithnjë i shikonte materialet.”, theksoi Matilda.

Matilda Makoçi, me një portret dhe fizik mjaft të bukur për ekranin, kur ende nuk numëronte shumë produksione kinematografike, kur ende nuk kishte përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, u zgjodh të prezantonte festivalin e 22 të këngës, një festival që ende sot mbetet një nga më të rëndësishmit, e ku lufta për të qenë prezantuese e tij është e madhe.

Jo të gjithë e mbajnë mend për këtë, dhe jo të gjithë i kujtojnë rolet e saj në Teatrin Kombëtar, Si Bjanka në “Zbutjen e kryeneçes”, apo si Zhuljeta në romancën e pavdekshme të Shekspirit. Ajo e do ende më magjinë e teatrit. Pikërisht në kohën më të shndritshme të saj, Matilda Makoçi lidhet me Edi Ramën, sot kryeministër i Shqipërisë, dikur një artist rebel, ashtu sikurse edhe vetë aktorja. Nga martesa me të të lind Greg Rama, sot djali i madh i kryeministrit, gjithashtu një artist që ndoqi rrugën e të atit, në mediumet e artit vizual.

Në shtëpinë e ku jeton Matilda, ka gjurmë të kësaj kohe tablo të Edi dhe Greg Ramës.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…

This Post Has 3 Comments

  1. Wow, superb blog structure! How lengthy have you ever been blogging for?
    you made running a blog glance easy. The full look
    of your website is great, as smartly as the content material!
    You can see similar here sklep online

  2. Very informative article! I appreciate the depth of analysis. If you want to delve deeper, here’s a helpful resource: EXPLORE FURTHER. Eager to hear everyone’s thoughts!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *