Ana në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ka rrëfyer se ajo është e sëmurë me kancer, ku mjekët nuk i kanë dhënë më shpresa pasi sëmundja ka avancuar shumë. Ajo ka treguar se kur iku në Itali në vitet 90’, ishte bashkë me të fejuarin, por ata u ndanë dhe ajo ngeli e vetme me të birin, ku u përballën me shumë vështirësi.
Ana: Për fat të keq ika me të fejuarin tim, por nuk shkoi ashtu siç duhej dhe unë ngela vetëm me një djalë. E ka emrin Fabio.
Ardit Gjebrea: Mirëpo gjërat nuk shkuan ashtu siç doje ti me ish-të fejuarin tënd.
Ana: Përfunduam të ndarë dhe vitet e para ia dedikova gjithë jetën time djalit. Ngaqë vuajta shumë, një vajzë e vetme me një fëmijë të vogël në një dhe të huaj. Nuk të jepnin shtëpinë me qira sepse kishin frikë se nuk e paguaje. Bëra një vendim me krenarinë time, do ble një shtëpi thashë. Do punoj natë e ditë, por do ta ble një shtëpi që të jetë e mija që asnjë njeri të mos më nxjerrë jashtë, as mua as fëmijën tim.
Ardit Gjebrea: Ia mbërrite?
Ana: Ia mbërrita.
Ardit Gjebrea: Ana më pas kishe frikë të ndërtoje një marrëdhënie tjetër, e vërtetë
Ana: Shumë e vërtetë. Kam qëndruar shumë vite pa pasur lidhje.
Ardit Gjebrea: Por ja që të papriturat vijnë.
Ana: Një natë të bukur, një shoqja ime më kërkon për të dalë jashtë, për të pirë një gotë. Ajo gjithmonë vonohet dhe i thashë jo nuk vij se ti vonohesh dhe do të të pres një orë. Kësaj radhë nuk vonohem tha dhe pikërisht këtë radhe erdhi në kohën e duhur. Kur u ulëm në tavolinë i thashë do rrimë vetëm të dyja, po pate mundësi, meshkuj jo. Sa u ulëm në tavolinë, kalon një djalë me një të ecur që më bëri përshtypje, si e ecura e babit tim.
Babai im ka pasur një ecje të qetë, por të sigurt. Ky djali më bëri përshtypje për këtë lloj të ecur. Shoqja ime e thërriti në tavolinë. Kur e thërriti në tavolinë, prezantimi im i ka bërë përshtypje, sepse i thashë më quajnë Ana por me një n dhe atij i ngeli në tru Ana me një n. Kur po flisnim na ofroi për të pirë, po unë krenare, kam gotën time, faleminderit shumë, e më tha ok. Pas 5 minutash u gjenda duke pirë në gotën e tij. Në unazat tona kemi të shkruar ‘un bicchiere”, që do të thotë “një gotë” sepse ne pimë gjithmonë në një gotë.
Gjithë shoqëria ime në Itali, unë një punë të rëndësishme, ishim të pashëm që të dy, njerëzit më thoshin se kishin më pretendim se unë do merrja vetëm aparencën dhe u habitën që unë mora një njeri shumë të thjeshtë.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Ana: Masimo.
Ana tregon se ai ka një lokal dhe është një profesor verash dhe vjen nga një familje shumë e thjeshtë, pak a shumë si shqiptarët, sipas Anës. Ajo e ndjen veten si në familje. Ajo tregon se dhe djali i saj e ka pranuar Masimon dhe i ka hyrë shumë shpejt në zemër.