“Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas”, deklarata e Granit Plavës në Polici, si i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

Policia e Kosovës pak më parë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.

Sic raporton Paparaci, Granit Plava është i arrestuari i dytë si i dyshuar për vrasjen e Liridonës.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes