Mjeku i njohur tregon metodën se si mund të vendosni mushkëritë në punë dhe ti rikuperoni ato nëse jeni të prekur nga…

LAJME

Mjeku i njohur tregon metodën se si mund të vendosni mushkëritë në punë dhe ti rikuperoni ato nëse jeni të prekur nga…

I futar në studion e Rudina, mjeku është shprehur se shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëm. undjes pa dëme të mëdha.

Rudina : Ku konsiston aktiviteti fizik për personat e prekur? Si fillon për ta rikuperimi përsa i përket aktivitetit fizik? Erion Hiluku: Fatmirësisht shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëm. undjes pa dëme të mëdha. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve, pastaj kur vi. rusi prek aparatin respirator fatke qësisht mund të prekë edhe organe të tjera atëherë është e nevojshme që pacienti të aktivizohet, të kryejë disa aktivitete fizike të thjeshta në shtëpinë e tij.

Sigurisht në faza më të avancuara dhe të rënda fizioterapia respiratore ndiqet nga fizioterapistë të specializuar në qendrat spitalore apo në rean imacion, por shpresojmë që të mos shkojmë në ato faza.
Rudina : A mund të demonst rojmë disa nga këto ushtrime sepse jam e sigurt që ka kuriozitet? Erion Hiluku: Kemi dizajnuar disa ushtrime që i ndajmë nëpërmjet kolegëve tanë, nëpërmjet mjekëve dhe me disa lëvizje shumë të thjeshta mund të fillojë të aktivizohet aparati i frymëmarrjes.

Në fillim fillohet me ushtrime të lehta të cilat konsistojnë në rregullimin apo në një frymëmarrjen të vullnetshme, ku bëhet inspirimi me hundë ku e përsërit 5 herë, pushon pak dhe nis sërish. Pacienti duhet të akumulojë një sasi të madhe oksigjeni në mushkëri sepse i detyron ato të bëjnë hapje kostale. Mjeku ka demonstruar edhe disa ushtrime me instrumente që çdo njeri mund t’i përdore dhe mund t’i gjejë lehtësisht në treg.

Erion Hiluku: Është një instrument që quhet triflou dhe gjendet lehtë në treg. Përdorimi i tij bën që pacienti të bëjë një hapje të mushkërive në dy drejtime. Mund të bëjë një hapje kostale të brinjëve që është frymëmarrja jonë e natyrshme ose frymëmarrje diafragmatike që e bën me anën e barkut. Është një aparaturë tepër e thjeshtë, por që është për mushkëritë si të thuash peshat për muskujt, është jashtëzakonisht i domosdoshëm