Mirush Kabashi flet pas lajmit të rrjeshëm për vde kjen e tij

LAJME

Mirush Kabashi ka reaguar pas raportimeve të pavërteta për vde kjen e tij. Në një intervistë për TV Klan, aktori ka shpjeguar se si e priti këtë lajmi ai dhe familja e tij.

Ai ka shpjeguar se ka qenë një keqkuptim lidhur me një titull të një gazete që ka pasqyruar një ceremoni homazh për vde kjen e Pirro Manit e që nëntitull thuhej se “Artesti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit…në kuptimin të Pirro Manit” që ishte keqkuptuar sikurse vet ai të ketë vde kur.

Aktori është shprehur që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur, por mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këtë gjëra sepse janë të pafalshme.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin”.

Ai tha se kishte pranuar shumë mesazhe dhe tha se ishin të dhimbshme.
“Ishin të dhimbshme sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia.

Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur”, shtoi ai.
“Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë.

Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta.

Nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, është shprehur mes tjerash Kabashi.