Milaim Zeka tregon “SMS”-të e Naim Murselit: Do ketë arrestime të tjera, i kërkoi lekë borxh një amerikani

Gazetari Miliam Zeka foli në lidhje vrasjen që Naim Murseli planifikoi dhe kreu ndaj bashkëshortes së tij Liridona Ademaj. Zeka tha se shumë pista të pavërteta po hidhen mbi ngjarjen

Gazetari tha se pas ngjarjes, shumë mesazhe i kanë ardhur nga shqiptarët e diasporës të cilët i kanë treguar mesazhet me Naim Murselin, ku ky i fundit u kërkonte lekë borxh.

“Unë nuk po mundem ta deshifroj vrasjen, por diçka e kam shumë të sigurt, e kam me fakte, që ky njeri u ka kërkuar shumë personave para borxh. Kam SMS nga një amerikan, ku ky i thotë: “A mundesh të më gjesh 8 mijë euro borxh dhe pas 4 muajsh do të t’i kthej 8 mijë”.

Dhe ky amerikani i përgjigjet: “Jo nuk mundem, se kam blerë shtëpi”. Pastaj Naimi i thotë: “A mundesh të më japësh 3 mijë euro borxh?”.

Miliam Zeka paralajmëroi se për këtë dosje do të ketë arrestime të tjera. “Unë flas ato që di për hetuesit dhe lajmi i ditës është që do të ketë arrestime të reja rreth rastit të Liridonës” tha ai.

USA Italian Dental Clinic