Mevlan Shanaj i shokuar: Kjo është e tmerrshme, lemeritëse, një çmenduri kombëtare…

Dje në rrjet ka qarkulluar një lajm sipas të ciliët, plot 45 mijë shqiptarë kanë çuar letra kundër Ismail Kadaresë në Suedi, që ai të mos fitojë çmimin Nobel.

Kuptohet, këto letra nuk janë çuar njëherësh, por vit pas viti.

Pas këtij lajmi ka reaguar i shokuar regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj.
Sipas tij, nëse ky lajm është i vërtetë, kemi të bëjmë me një fenomen botëror.

Ai shkruan se kjo tregon dhe karakterin e një kombi.

“E tmerrshme, lemeritëse më shumë se çmënduri kombëtare, sipas Roland Qafokut, kundër këtij njeriu (në fakt gjeniu) paskan vajtur në Suedi 45000 ( dyzetëepesëmijë) letra!!!!!!

Nëse është vërtetuar se janë dërguar 45 mijë letra kundër Ismail Kadaresë në Suedi, mendoj se është një fenomen botëror dhe vetëm ky fakt duhet të çmohet dhe të krijohet një muze botëror për “karakterin” e një kombi”, shkruan i shokuar Mevlan Shanaj.