Mes dh.imbjes së madhe, Artan Hoxha jep lajm e h.idhur të n.darjes nga jeta te njeriut te..

LAJME

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë lajmin e h.idhur të humbjes së legjendës së Dinamos, Sabri Peqini.

Hoxha është sot në stadium ku po luhet ndeshja Dinamo-Partizani dhe bën të ditur se kjo ndeshje filloi me një minutë heshtje për nderim të ish-lojtarit të madh dhe ish-trajnerit të Dinamos.

Postimi i plotë:

Sabri Peqini

LEGJENDE e DINAMO-s

15 dhjetor 1926 – 12 Mars 2021

Ne fillim te ndeshjes te dyja skuadrat mbajten nje minute heshtje në nderim të ish-lojtarit te madh dhe ish-trajnerit te Dinamos, Sabri Peqini.

Sabri Peqini, u nda nga jeta nje dite me pare në moshen 95-vjeçare.

Peqini eshte futbollist themelues i Dinamos, nga dita e pare e saj deri në fundin e sezonit 1954, kur u largua në Hungari.

Ai u shpall 4 here rresht kampion kombetar me Dinamon, në sezonet 1950, 1951, 1952, 1953.

Po ashtu u shpall edhe 5 here rresht, fitues i Kupes se Shqiperise, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954.

Si trajner i Dinamos, Peqini u shpall kampion kombetar në vitin 1975.

Ngushellime familjes.

Nderim dhe respekt për kontributin, qe Sabri Peqini ka dhene për Dinamon dhe futbollin kombetar.

Krenari për nje nga futbollistet legjende të Dinamos, i cili mbajti veshur bluzen e klubit nga dita e pare e themelimit të tij…

I paharruar qofte kujtimi i tij.

Në foto:

1)-Sabri Peqini kampion me Dinamon 1950-1953.

2)- Sabri Peqini trajner kampion me Dinamon 1975.