
TË nderuar ! Po e shkruaj këtë letër jo thjesht që të tregoj historinë time, por edhe që t’u kërkoj burrave të mos i harrojnë nënat.Gjithashtu, do t’u kërkoja të gjitha nënave dhe grave apo vajzave që do të bëhen bashkëshorte në të ardhmen, ta mendojnë një herë veten në vend të burrave.
Unë jam nga Jugu i Shqipërisë, nga qyteti i luleve, siç quhet qyteti im. Tani jam babai i dy fëmijëve të mrekullueshëm.Historia ime e ka zanzfillën qysh në ngjizjen time në barkun e nënës. Babai im punonte ushta rak kur u martua me mamanë time Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:– Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh, – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.
Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.– Kjo s’hahet, – uIëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.– Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj? – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda. – S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.
– Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqe flinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.– Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! – ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.
– Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të zi.heni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde.
– më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës. E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.