Mc Kresha prezanton për herë të parë të bijën, e cila i paska “këputur kokën”

LAJME

Në qershor të vitit që lamë pas, reperi Mc Kresha u bë baba për herë të parë, vetëm pak muaj pas martesës. Partnerja e tij Erzina solli në jetë një vogëlushe, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Iza.

Prindërit kanë qenë tepër skeptikë për fotot e Izës dhe nuk e kanë treguar asnjëherë portretin e saj në rrjete sociale.

Mirëpo, tashmë që Iza mbush 1 vjeç, në rrjet po qarkullon fotoja e saj e parë, e siguruar nga “Prive.al”, gjatë festës së ditëlindjes në një prej resorteve të jugut.

E vogla nuk i ka lënë gjë babait të saj dhe tashmë janë matchy-matchy baba e bijë, me flokët kaçurela që aq shumë i shkojnë.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi ka treguar se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite.
Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë.

Unë mendoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha.