Mbyti foshnjën dhe 4-vjeçarin, si edhe masakroi me thikë gruan e 2 vajzat, arrestohet babai. Dyshohet se autori vuante nga…

Një krim i rëndë tronditi sot Parisin, ku një nënë e re bashkë me 4 fëmijët e saj u gjetën të vdekur në banesë. Për ngjarjen monstruoze është arrestuar bashkëshorti i viktimës, 33 vjeç, akuzohet se ka vrarë gruan 35-vjeçare dhe 4 fëmijëve të tyre, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj. Ai u arrestua këtë të hënë në Meaux (Seine-et-Marne). 33-vjeçari tashmë i njohur për autoritetet është arrestuar në shtëpinë e babait të tij. Sipas Actu17, i dyshuari është parë në Sevran gjatë natës.

Makina e tij u gjet pak orë pasi policia gjeti trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve të saj. Sipas informacioneve, gjithçka nisi kur një shoqe e 35-vjeçares njoftoi komisariatin e Meaux mbrëmjen e së hënës pasi nuk kishte marrë vesh asnjë lajm nga ajo. Policia dhe shërbimet e urgjencës shkuan më pas në vendngjarje.

Burri, sipas një burimi pranë hetimeve, vuan nga “çrregullime mendore”. Ai është hetuar në vitin 2019 për akte të dhunës në familje, sipas të njëjtit burim. Ai dyshohej se kishte goditur me thikë partneren e tij, por u deklarua i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore. Sakaq, duke u ndalur te krimi i mbrëmshëm, dyshohet se gruan dhe dy vajzat i ka masakruar me thikë, ndërsa dy djemtë më të vegjël, i ka mbytur.