Matilda Makoçi nuk është vetëm shoqja e rinisë së Ramës, është edhe ylli i rinisë sonë

Nga Rudina Xhunga
Matilda Makoçi u rikthye (disa vite më parë). Në një mbrëmje modeste, duke recituar poezi dhe kërcyer, e rrethuar me përkujdesje nga njerëzit e dashur të asaj nate të shtunë.

Qysh atë mbrëmje, media i ka përplasur prozhektorët në fytyrë, duke kërkuar e rrëmuar, për të zbuluar, a e ka thënë apo jo Matilda, që Edi është shoku i saj i dashur, apo shoku i rinisë?! I ka thënë apo jo, suksese në misionin e tij, babait të djalit të saj?Po ç’rëndësi ka dreqi ta hajë!

Matilda Makoçi nuk është vetëm shoqja e rinisë së Ramës, është edhe ylli i rinisë sonë, që i jemi vënë nga pas me mikrofon në gojë, sot. Është aktorja e dashur, që na ka bërë të ëndërrojmë. Ej, ju kujtohet?

Duam të gjejmë a e përdori Rama, a ia ndryshoi fjalitë “Shqiptarja” dhe po e përdorim vetë, po keqpërdorim një grua që tenton të kthehet mes nesh, gjithë frikë, e lodhur, e ndrojtur, e frikësuar nga publiciteti që s’kërkon. Një grua që do vetëm të kthehet në jetë, në film, në art.

“Nuk do i them jo asnjë projekti që më propozohet,” – tha, për herë të parë, pas kaq vitesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike, e bukura e kinematografisë shqiptare.

Kur e dëgjon të recitojë, ndjen se koha ka ndalur në zërin e saj. Ai zë, si atëherë. Që të rikthen në kohë, të prek dhe të tërheq në emocion e mall për vitet e tua, jetën tënde. Çfarë zëri, çfarë Matilde!

Kjo grua që ka bërë luftën e saj për jetën, kjo grua që nxori kokën nga harresa, e mbuluar me një kapele roli, për të thënë dua të jetoj, dua të kthehem.
Kjo grua, çfarë mëkati ka bërë, që ta trembim e fyejmë kështu, duke i kujtuar shëndetin mendor, ilaçet, vuajtjet? Po ku e dimë ne, çfarë ka ndodhur me jetën e saj? Ne që s’dimë ç’bëhet me tonën?

E dashur Matilda, që u ktheve të lexosh poezi, me vitet e tua mbi fytyrë, pa botox, pa ndërhyrje, pa dieta, pa maska, pa mërira, pa poza, ti je më e bukura e kolegeve të tua, që mbetën kur ti ike. Vendi yt ka qenë gjthmonë bosh, duke të pritur.

(Ribotim)

Related Posts

Huge loss. A widely beloved star has passed away today in horror car accident

In New Zealand, a rally sprint crash killed a teen driver and his co-driver.bTeenager Brooklyn Horan and 35-year-old Tyson Jemmett were the two people who tragically died….

The Life-Altering Moment That Changed Everything – You /Wont Believe What Happened!

I grew up in a world where poverty was a constant companion. When I was 13, I found myself at a classmate’s house, staying for dinner for…

The legendary stand-up comedian

We are deeply saddened to share the passing of legendary country singer Kinky Friedman, who tragically lost his life in a car accident in Los Angeles on…

JD Vance mocked for ‘tiny pants’ during Trump’s speech to Congress

Vice President JD Vance is being ridiculed by the online community for falling “short” with his “tiny pants” that inspired the new campaign, “Make pants great again!”…

She was labeled a real-life doll when she was just 2 years old – wait and see how she looks today, many years later

As parents we all have a responsibility to do right by our children. Of course, sometimes ‘right’ can be subjective – what certain parents deem okay others…

The Biggest Difference Between First, Second, and Third Marriages

Let’s talk about how marriages change as people go through life. We know that getting married is a big step, and it’s something that can look very…