“Mashtruese ordinere”. Regjisori zbulon të vërtetën, ja pse u largua nga Portokalli aktorja Egla Ceno…

Regjisori Altin Basha ka reaguar sot me tone të ashpra ndaj deklaratës së Aktores Egla Ceno e cila theksoi se nuk do jetë më pjesë e “Portokalli” për shkak të mospërputhjeve artistike.

Basha shprehet se Ceno po përdoret për ti shërbyer fushatës së “baltosjes” së emrit të tij.
Ai thekson faktin se performanca e aktores është parë nga i gjithë publiku, duke shtuar se Ceno ka qenë studentja e tij, dhe ai e ka mbështetur në rrugëtimin profesional.

“Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thene që kemi “mospërputhje artistike”. Publiku e pa të vërtetuar të zezë mbi të bardhë nga sms se aktorja ka qene e vetëdijshme për performancën e dobët dhe e njoftuar që do largohej nga Portokalli.

Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjen pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pike etike, si mund të me kërkohet llogari mua pse i publikova?Sepse është mashtruese ja pse. Gënjen kur thotë se sms e publikuara janë të shkeputura nga konteksti. Ka shume sms te tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht.