Mall dhe nostalgji për të atin, Sara ndan foton e veçantë me Dritan Hoxhën

TIRANË– Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, e cila herë pas herë ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme ditën e sotme është bërë nostalgjike duke postuar një foto me babain e saj, të ndjerin Dritan Hoxha.

Ditën e sotme ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihet e buzëqeshur përkrah babait të saj dhe e ka shoqëruar me një zemër të vogël.

Dritan Hoxha është ndarë nga jeta në Maj të 2008 në një akisdent tragjik duke lënë pas bashkëshorten Vjollca Hoxha dhe 4 fëmijë.

Ata herë pas here postojmë foto dhe i kushtojnë dedikime babait të tyre. Sara Hoxha është e martuar me moderatorin Ledion Liço dhe së bashku janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.

(d.a/dosja.al)