“La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri në Elbasan”. Ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend…të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit, 26-vjeçares nga Durrësi, duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete.
Aureta e kishte një arsye të fortë, ndihej e braktisur, nuk kishte asnjë mbështetje, dhe Lulzimi, i dashuri i saj, i kishte hapur dyert e shtëpisë, i dha dashurinë që i mungonte, por e braktisi sapo mësoi të vërtetën që Aureta i druhej t’ia thoshte, që ishte në prag divorci dhe nënë e 2 fëmijëve.
Në martesën e parë i vdiq burri, në martesën e duroi dhunën për 7 vite, e ndërsa në lidhjen e tretë që kishte krijuar mori fund sepse Lulzim nuk e pranonte ashtu siç është. Sot në studion e Report Tv, në emisionin “Pa Gjurmë”, Aureta ka zbuluar historinë e saj të trishtë, të gjithë vështirësitë që ka kaluar e ku duket se jeta nuk është treguar aspak bujare me të.
Ajo ka zbuluar gjithçka, që nga momenti kur policia i shkoi në banesë, pas denoncimit të vëllait të saj, te historia e njohjes me Lulzimin që mori fund, shumë shpejt.
“Ka ardhur policia në banesën e të dashur në orën 11:30, ka qenë ai dhe babai i ti dhe aty ka mësuar historinë që unë kisha 2 fëmijë. E prisja që do ishte policia, se më ka marrë më parë policia në telefon. E ka marrë atë, i tha që “jam në Shkodër” e gënjeu. I tha policia “është shoqja jote aty”. Pastaj mori vjehrri dhe pastaj më gjeti.
Unë isha larguar me dëshirën time, aty mësoi që unë kisha 2 djem, unë doja t’ia thoja me kohën e vet, dhe pastaj ndoshta do e pranonte, por nuk ia thoja dot direkt. Kur vinte qiraja, më duhet të merrja lekë. I bie në telefon, por jo. “Nuk të dua më tha”.
Ai më dha unazën e fejesës. Ata ngelën të kënaqur, gjeja një ndihmë. Nuk është gjë e lehtë që të rrisë një nënë 2 fëmijë. Ai më tha unë “do vij nga Italia” dhe pastaj më tha “hajde në shtëpi”. Familja nuk donte që unë të vazhdoja një histori tjetër dhe e mbajta për veten time sekret, që të gjeja një mbështetje si të gjithë. Ai është tronditur kur e ka marrë vesh për 2 fëmijët e mi”, tha ajo.
Djalin e madh e ka nga martesa e parë. Ai nuk e ka njohur babanë pasi ai i vdiq kur Aureta ishte shtatzënë. Dashurinë e babait nuk e njohur kurrë, por fati e deshte që këtë ndjenjë të mos ta gjente as te njerku. Aureta rrëfen se burri i dytë e ka dhunuar, e ndërsa tregon se edhe për shkak të vështirësive ekonomike ai ishte objekt bulizmi nga shokët e klasës për mënyrën se si vishej, prandaj refuzon që të shkojë në shkollë. Mes këtyre halleve që i kanë rënë mbi supe, as familja e saj nuk e mbështeti.
“Djalit i thonë “pse të ka veshur mami kështu”, ai preket, qan, më shumë dhimbja hapet. Nuk po gjej mbështetjen e asnjërit,. Nga martesa e dytë kam duruar dhunën 7 vjet. Nga martesa e parë më vdiq burri. Pastaj u martova, e kam pasur 2 vjeç e gjysmë dhe një pension 3 mijë lekë, pastaj ka nisur dhuna drejt mej, vjehrra më mbyllte derën dhe thoshte “s’ka bukë këtu për fëmijën tënd këtu”. Kam vëllezër askush nuk më ndihmon.
Nga martesa e dytë kam djalin,që është 4 vjeç. Nuk rrezikoj që të humbasë fëmijët, do kujdesem për fëmijët, djali i madh nuk shkon në shkollë, sepse më thotë “nuk kam si të vishet”, nuk mundet që t’ia blejë. Më dihet një punë që unë t’i rrisë ata. 17 vjeç jam martuar për herë të parë. Kam qenë shtatzënë kur bashkëshorti i parë vdiq, e kam vuajtur shumë, dhe pjesën e djalit, Erdhi në jetë djali, shkova te prindi dhe ata më martuan sërish, unë nuk kisha dëshirë një martesë tjetër se thashë që të rrisja pak djalin, jetoja në qytetin e Durrësit. Ma rriste shumë djalin nga martesa e parë, thoshte “i jep djalit tënd, jo djalit tim”.
Më thoshte “ha ai, nuk ha djali im”. Djali i kuptonte gjërat, ka qenë gati në klasë të dytë, më thoshte “nuk e dua djalin, çoje te prindërit”, por unë i thoja “po iku djali, do iki dhe unë”. Ngaqë i thashë që dua të ndahem, familja nuk më mbështeti. Punojë dy turne që të ushqeja fëmijët, tani jam pa punë. Nuk e di se si do ia bëj dhe kam 2 fëmijë që duan ushqim. Nuk mundem”, rrëfen ajo mes lotëve.
Pas këtyre që ka kaluar, sot ka marrë një vendim, do të përqendrohet vetëm te 2 fëmijët e saj të vegjël.
“E kam ndarë mendjen, do rris dy çunat e mi”, tha ajo, e ndërsa historia e saj e trajtuar në “Pa Gjurmë” ka prekur zemrat e shqiptarëve. Moderatorja, Odeta Dume dha lajmin e mirë se një mik i programit është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë, por ka zgjedhur që të mbetet anonim.
“Jam i gatshëm që të ndihmojë për hir të dy fëmijëve”, tha Odeta Dume.