Kur Irene Papas i tha Margarita Xhepës: “Qenke më e bukur se unë”

LAJME

Margarita Xhepa, kjo aktore e madhe e skenës kulturore shqiptare, nuk ka ditur të zhgënjejë asnjëherë me performancat e saj në teatër dhe në film.

Mjeshtre e madhe e artit, që shumë herë është krahasuar edhe me Irene Papas e me Melinë Mërkurin, është rritur në një varfëri shpirtërore e fizike, për faktin se nëna i vdiq qysh e re dhe ajo u desh të gjendej e vetme në rrugën e jetës.

Irene Papas madje në një rast shumë afër fizikisht me artisten shqiptare, i pati thënë ca fjalë që e mrekulluan artisten dhe të gjithë shqiptarët.
Para disa vitesh, Margarita Xhepa dhe Kadri Roshi morrën pjesë në një festival teatrosh në Selanik ku ishte e pranishme edhe Irene Papas. Margarita doli në skenë për të marrë mirënjohjen e saj, ndërsa Papas i tha “Më vjen keq që qenke më e bukur se unë”Pamjet ne hapsiren me poshte.

Tregimin e jep aktori Jovan Jano para disa vitesh, por nuk ka dyshim se diçka e tillë ka ndodhur marrë për bazë bukurinë dhe talentin e aktores Margarita Xhepa.pamjet ketu ..

Xhepa është një ndër aktoret emblematike dhe më të respektuarat në historinë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Një Sophia Loren shqiptare, një Ingrid Bergman e dytë, ajo është përfshirë në libra të studiuesve të ndryshëm dhe është cilësuar si aktore e kalibrit më të lartë botëror.