Kujtojme pervjetorin e aktores se njohur dhe mjaft te dashur per publikun, Violeta Manushi

LAJME

Violeta Manushi. Aktore e teatrit. Lindi ne Korce, me 6 mars. Nisi heret aktivizimin e saj ne Levizjen Amatore.

Roli i saj i pare, sado qe episodik, ishte ai ne dramen Akimi te V. Eftimiut, me 1 maj 1945, vene ne skene nga regjisori Sokrat Mio ne Ansamblin e Ush trise.

Me 1 prill 1946, e regjistruar me pare ne Shkollen Dramatike , filloi pune njekohesisht edhe ne Teatrin e Shtetit si aktore profesioniste, ku luajti me nje sens te holle humori rolin e Filomenes ne komedine Qypi me Flori te Gjon Karmes.
Ne dramen Oret e Kremlinit (1957) e N. Pogodinit, luajti njeheresh tri figura episodike, por te tria karaktere te mevetesishme.

Me vone realizoi dy figura interesante, missis Pejxhi te komedia e Shekspirit Grate gazmore te Uindsorit (1959) dhe zonja Dulska ne komedine tragjike te Gabriela Zapolskes, Morali i zonjes Dulska (1962), ku spikati per sensin e saj te humorit, konkretesine, pershtatjen ndaj rolit dhe vertetesine e te vepruarit ne skene nje grua amicioze,

kokeforte dhe llafazane, disi te vrazhde, qe per interesa te ngushta ekonomike ishte e gatshme te sakrifikonte edhe te drejten elementare te marteses se djalit te vet per te pasur nje familje te shendoshe.
Ne lojen e saj u ndje kujdesi per te krijuar nje figure me mbartje e frymezim nga humori popullor.

Shume role te tjera te viteve ’50 shperfaqin talentin e V. Manushit si aktore karakteresh, me sens komik dhe nje te vetendjere te sakte e tejet organik,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë