Konfirmohet ndarja e Princit Leka me Elia Zaharian? (Detaji që ngre dyshime të tjera)

Prej javësh në media po qarkullojnë lajmet se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës. Këto aludime nisën pasi trevjetori i vajzës ata i gjeti jo pranë njëri-tjetrit.

Madje ndryshe nga dy ditëlindjet e para, ata nuk ndan urim të përbashkët për të voglën e tyre, shoqëruar me një foto familjare. Fill pas kësaj u vu re një tjetër detaj, pasi princi kishte hequr nga Instagrami Elian dhe fotot me të. Ndryshe prej tij, aktorja ende e ndjek dhe po ashtu ka në mediat sociale statusin e saj si “HRH Princess Elia”.

Së fundmi, është vënë re Princ Leka prej më shumë se 1 viti nuk mban unazën e martesës, duke u shfaqur pa të edhe në ceremonitë më të rëndësishme.

Ndërkohë Elia e ka zëvendësuar unazën klasike të martesës me një unazë me gurë, e cila nuk dihet nëse është apo jo dhuratë nga Princi.

USA Italian Dental Clinic