Kishte plot 22 vite që jetonte në Amerikë : Aktorja e njohur vendos të rikthehet në Shqipri dhe tregon arsyen

LAJME

Aktorja e mirënjohur, Pranvera Veizi dhe kompozitori Valentin Veizi ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”. Prej 22 vitesh çifti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por së fundmi janë rikthyer me artin e tyre në Shqipëri.

Në studio ata rrëfyen historinë e dashurisë, jetën në Boston.
Pranvera dhe Valentin Veizi janë bashkëshortë dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, djalin Erli dhe vajzën Deborah.

“Është atdheu i dytë. Ne jemi shqiptarë sigurisht dhe jemi krenarë. Ndihemi shqiptarë, por Amerika është vendi që na krijoi mundësi që ne të integrohemi dhe të krijojmë një familje me dy fëmijë, që janë shumë të suksesshëm për atë çfarë kërkojnë të bëjnë.
Është vend që të jep mundësitë dhe është vend që të bën të ndihesh mirë”, u shpreh Valentini.

Valentini vazhdon punën e tij si kompozitor në Boston, ndërkohë Pranvera prej 18 vitesh ushtron profesionin e estetistes në ambientin e saj në një qendër SPA në Boston.Pamjet ne hapsiren rek2amu3se..