“Jeta ime ka mbaruar” – Historia tragjike e këngëtares shqiptare, nga skenat e festivaleve, në varfëri ekstreme

Në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit jeton këngëtarja e njohur mirditore, Luljeta Përbasha. Ajo na priti në portën e shtëpisë së saj që vetëm shtëpi nuk ishte.

Na shoqëroi sëpari drejt dhomës ku ishte i shtrirë bashkëshorti i saj i paralizuar prej vitesh, ishte e vetmja dhomë nëse mund ta quajmë të tillë. Dhomë e cila me tepër se orendi kishte ilaçe të bashkëshortit të këngëtares.

Çdo gjë tjetër e kësaj ngrehine ishte e rrezikshme për të jetuar në të. Luljeta Përbasha mes lotëve na riktheu shumë vite pas tek ajo vajza mirditore shtatë vjeçare që ngjitet për herë të parë në skenë në një festival fëmijësh.

Prej asaj kohe e derisa ka ardhur nuse në qytetin e Bilishtit është ngjitur në skenat e festivaleve kombëtare ashtu siç ka kënduar me grupin e Mirditës në çdo skenë të vendit tonë, ashtu siç ka kënduar edhe jashtë vendit me grupe folklorike të disa qyteteve. Luljeta Përbasha dikur drejtore e bibliotekës së fëmijëve në Rreshen, tani në moshën 60 vjeçare ndodhet në mjerim të plotë.

Në mungesë të një shtëpie, edhe fëmijët i largohen sepse banesa ku ata jetojnë rrezikon jetën e tyre. Për të jetuar ka bërë çdo gjë sëbashku me bashkëshortin, kanë mbledhur maleve të Devollit lajthi për ti shitur, për të siguruar kështu bukën e gojës.

Luljeta Përbasha ka bërë pastruesen në shtëpi e hotele, për t’iu sjellë bukë në shtëpi fëmijëve të saj. Sepse Luljetën e kanë braktisur të gjithë. Të vetmet të ardhura në shtëpinë e saj janë 27 mijë lekë nga kempi i bashkëshortit të saj. Të ardhura që nuk mjaftojnë për të blerë ilaçet e deri pampersat për burrin që dergjet në shtrat.

“Unë tani kam filluar të marrë një pension, 160 mijë lekë. Ja me këto jetoj. Kjo (shtëpi) për mua është stallë. Edhe stallë derri nuk është. Ku të përplasem?”, rrëfeu mes lotësh këngëtarja.

Pas publikimit të rastit, nisi mbledhja e ndihmave dhe këngëtares iu sigurua edhe një shtëpi.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…