“Ishte drita e shtëpisë”! Agron Duka humb njeriun më të shtrenjtë, mesazh miqve: Koha e pazakontë na detyron të heqim dorë nga zakonet!

LAJME

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hum bur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën.

Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë Duka, i cili i kushton disa fjalë prekëse të ëmës së ndjerë, teksa thekson se ka qenë drita e shtëpisë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një hu mbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!Pamjet ne linkun me poshte.