Incidenti i Berishës me Ndriçim Xhepën, gazetari i njohur: Turp për median dhe gazetarët

Gazetari Mero Baze ka komentuar incidentin e Sali Berishës me Ndriçim Xhepën një ditë më parë, gjatë homazheve për të ndjerin Mirush Kabashi.

“Ndriçim Xhepa është një nga aktorët e mëdhenj që kemi gjallë dhe një qytetar race, që i është imponuar shoqërisë si i tillë.

Ndërsa ai përcillte një nga miqtë e tij, Mirush Kabashin dhe fliste para kamerave për të ndjerin, u shfaq Sali Berisha, dhe duke i ndërprerë fjalën, lëshoi përroin e tij psikik për Mirush Kabashin, duke e trajtuar atë si udhëheqës të “Foltores”.

Përtej gjestit të ndyrë të fyerjes së një artisti të madh, ajo skenë flet shumë më tepër se aq, për karakterin, paturpësinë, hipokrizinë dhe përdhunimin e shoqërisë shqiptare nga Sali Berisha.

E para, flet për hipokrizinë e Sali Berishës ndaj artistëve me vlera të këtij vendi. Ai që vraponte gjoja të nderonte një “të vdekur”, poshtëron publikisht artistët e mëdhenj që janë gjallë, ata që kanë nevojë të respektohen dhe nderohen si të tillë.

Sali Berisha ka problem me njerëzit e mëdhenj, sa janë gjallë.

Ka problem se ata nuk e pranojnë, nuk e gëlltisin dot primitivizmin e tij dhe mbi të gjitha, etjen për t’i përdorur. Dhe merr hak ndaj tyre kur vdesin, kur vrapon të bëjë sikur i ka pas miq e sikur i nderon”, shkruan Baze.

“Dhe për të kuptuar sa fals është respekti i tij, për një artist të vdekur, shiko mungesën e respektit dhe primitivizmin që shfaq ndaj të gjallëve që janë në funeralin e tij.

Do të mjaftonte skena brutale ndaj Ndriçim Xhepës, që këtij njeriu të mos i jepte dorën më kurrë asnjë artist.

Ajo skenë flet shumë për standardin e medias shqiptare dhe hipnozën që Berisha ka krijuar mbi të. Në vetëdijen e çdo reporteri apo pronari televizioni është ngulitur ideja se kamerat janë pronë e Sali Berishës dhe në një ceremoni varrimi, edhe pse i ndjeri ishte një aktor i madh, që po nderohej nga miqtë e vet dhe qytetarët e Shqipërisë.

Fakti që asnjë gazetar nuk pati guximin t’i thoshte “Më fal zoti Berisha se na ndërpreve intervistën”, por me buzën në gaz rregjistronin broçkullat e tij, tregon shumë për keqkatandisjen e shtypit në Shqipëri, para një përdhunuesi publik, edhe të një ceremonie private.

Dhe akoma deri tani nuk e gjej dot ndonjë copë interviste nga Ndriçim Xhepa që ky ja ka ndërprerë. Ai e përdhunoi atë ceremoni dhe mbi të gjitha ju pranua përdhunimi”, vijon Mero Baze.

“Fakti që një artist po fliste para gazetarëve për kolegun e tij, e kthente atë në vetëdijen e tij si qytetar të dorës së dytë dhe duhet doemos të thyente çdo rregull dhe kod etik, dhe të imponohej. Ai nuk e pranon dot radhën, rregullin, ligjin dhe natyrisht as ndëshkimin.

Është kjo arsyeja pse ai ngjan i xhindosur, pse ligji kërkon ta trajtojë atë si gjithë të tjerët, si gjithë ata që ka rrotull tij. Ai instinkt e shtyu të bënte atë gjest poshtërues dhe ndaj aktorit të madh Ndriçim Xhepa, i cili i hapi rrugë, jo thjesht se “budallait i duhet hapur rruga”, por thjesht si një kafshe që kishte hyrë në një banesë në një ditë zie dhe po bënte rrëmujë”, përfundon Baze.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…