“Iku me një peng”, aktorja shkodrane tregon dëshirën e fundit të Gëzim Krujës

LAJME

Drande Xhaj, një nga ikonat e humorit shkodran tregon në një lidhje telefonike për Report Tv pengun e kolosit Gëzim Kruja, që sot paradite u shua.

“Me keqardhje para një ore pushoi së rrahuri zemra e mjeshtrit të humorit Gëzim Kruja.

Ky është një lajmi trishtë, kontributi dhe karriera e tij ka qenë e shpërndarë në të gjitha viset dhe vendet ku ka shqiptarë. E mora këtë lajm të trishtë me shumë keqardhje. Ai ka qenë një njeri i mrekullueshëm dhe një mësues për mua.
Ai prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë. Hera e fundit që u takuam ishte 80-vjetori, në atë gjendje, por më mirë, se e kemi si kujtim atë ditë.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Ai fatkeqësisht nuk e kaloi këtë sëmundje. Gëzim Kruja do të mbetet në historinë e humorit shqiptar dhe do të jetë një nga artistët më të dashur të humorit në Shqipëri.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte per te ndjekur videon ↓↓ artikulli vazhdon..

Cilat ishin pengjet e Gëzim Krujës? “Është e vërtetë që në portretin e tij dukej se kishte pengje, një ishte festimi i 80-vjetorit me një premier të re, me materiale të reja. Dhe iku me këtë peng, por ai ka materiale të jas htëzakonshme që do të mbështesin në historinë e humorit shqiptar” tha ajo.