“Ikja në këmbë nga fshati për në Fier”, portierja e Apolonisë rrëfen sakrificat në fillimet e karrierës ..

Antigona Hyska, portierja e talentuar e Kombëtares së femrave, disa herë e shpallur portierja më e mirë në Shqipëri, ishte e ftuara e veçantë në studion e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”.

Gjithçka nisi si 15 vjeçare kur e doja futbollin dhe mësuesi im më shtyu drejt suksesit dhe me tha vazhdoje.

Ai dhe babai im ka qenë një shtysë për mua, që të vazhdojë me këtë karrierë. Futbolli i femrave nuk ishte aq popullor sa ai i femrave, dhe normalisht fillimet e mia ishin të vështira.

Kam shkuar në fillim te klubi i Apolonisë si sulmuese, si 15 vjeçare, dhe me pas kalova si portierë. Filimisht mami dhe vëllezërit kanë qenë komplet kundër, por tani janë mbështetja ime më e madhe.

Hyska e nisi me vështirësi këtë karriere, që nga udhëtimi çdo ditë fshat-qytet deri te stërvitja me djem, që të marrë më shumë nga puna me ta.

Ngaqë jetoj në fshat, udhëtoja çdo ditë fshat-qytet, nganjëherë vija me taksi, por e bëja edhe këmbë deri në Fier, ka qenë një sakrificë shumë e madhe për mua, derisa arrita të bëhesha dikush, sepse tani kam mbështetjen e klubit tim.

Në Fier kam qenë zëvendësuese dhe doja të jem portierë e para dhe doja shumë nga vetja. Që të arrija këtë stërvitesha edhe gjatë ditës me djem, sepse kur stërvitesh me ta, ti merr një përgjegjësi më shumë dhe kështu arrita të merrja edhe formacionin.

Krahas portierE s në Kombëtaren e femrave, kam edhe disa detyrë tjera.

Po ashtu jam trajnerë për femra U-14, jam pjesë e UEFA, pjesë e femrave në Shqipëri, po ashtu kam marrë licencën UEFA B goalkeeper, dhe poashtu vazhdoj studimet për mësuese fizkulture.

Related Posts

They sang THIS hit in 1958. When I hear it 60 years later? Oh, the memories

“Mr. Sandman, bring me a dream. Make him the cutest that I’ve ever seen.” The year is 1958. Eisenhower is the President, and rock-and-roll as we know…

Freskohet moti por tre qytete ”refuzojnë” uljen e temperaturave, java e fundit e qershorit do të…

Lajda Porja nga Meteoalb në një intervistë në Ora News u shpreh se të martën dhe të mërkurën pritet rënie e temperaturave. Porja: Ka patur një freskim…

TMERR NË DURRËS: Vajza vret babanë dhe e varros, donte ta fejonte me zor!

Durrës, vihet në pranga shtetasia Hygerta Meta, e cila vrau të atin e saj shtetasin Pellumb Meta Durrës, 23 Shkurt 2024 /noa.al- Krim i tmerrshëm në Durrës,…

Elbasan/ Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, nuk u besojnë syve çfarë gjejnë poshtë saj

Shembin shtëpinë e vjetër të gjyshit, por mbeten të shtangur nga ajo që gjejnë në arkë. Një familje në Elbasan ka shembur muret e një shtëpie të…

Bes Kallaku na prezanton me dashurinë e tij te re

Duket se ky 14 shkurt nuk e gjeti Besin pranë Xhensilës, por pranë publikut. Me këtë rast ai ka publikuar një story në instagramin e tij, ku…

U arrestua për shfrytëzimin e nipit për të ardhura në TikTok, si nisi sherri publik i Natashës me ish-nusen për kujdestarinë e djalit vite më parë

Ditën e sotme, personazh i famshëm në TikTok, Natasha Rombula, ka përfunduar pas hekurave bashkë me të birin, me akuzën se kanë shfrytëzuar djalin e mitur, për…