I shoqi e la pas 25 vitesh martesë për një vajzë 20 vite më të ri se ai/ Reagon këngëtarja Alma Bekteshi: Më mirë pa burra ç’i do
Së fundi u bë e ditur se këngëtarja e mirënjohur Alma Bektashi i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj, Sokolin pas 25 vitesh. Burime për “Panorama Plus” bënë të ditur se Sokoli ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.
Pas këtyre lajmeve, Alma, e cila ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private vendosi të mos fliste publikisht për këtë çështje. Madje e ftuar në emisionin e mikeshës së saj Jonida Maliqit, nuk e preku aspak temën e ndarjes.
Por me një veprim të vogël, Alma ka konfirmuar në një farë mënyre ndarjen. Në foton e publikuar me këngëtaren, dikush i komenton: Jeni më mirë pa burra dhe Alma e ka pëlqyer komentin, ç’ka tregon një pohim të zërave që kanë qarkulluar mbi jetën e saj private.