
A e dini se hudhra ka këtë efekt? Hudhra është pjesë përbërëse e recetave të shijshme, por është edhe një ushqim i pashmangshëm nëse doni të ushqeheni shëndetshëm.
Edhe pse ne vazhdojmë të dëgjojmë për të gjitha përfitimet shëndetësore të hudhrës, kardiologu Dr. Stephen Gundry thotë se hudhra është një nga ushqimet më të nënvlerësuara kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
“Hudhra nuk është vetëm një probiotik i shkëlqyer, i cili lejon bakteret e zorrëve të ‘lulëzojnë’. Gjithashtu ka një efekt të fortë antibakterial, prandaj ata që e hanë kanë më pak depozitime në muret e arterieve”, tha Dr Gundry.
Cili është sekreti? Dr. Gundry mbron teorinë infektive të sëmundjeve të zemrës, pra teorinë se disa baktere, viruse dhe parazitë shkaktojnë depozitime në muret e arterieve dhe kërcënojnë gjendjen e tyre, duke çuar në sëmundje kardiovaskulare.
Pikërisht për shkak të këtyre depozitave ndodhin ateroskleroza dhe sëmundjet e arterieve dhe hudhra, si një aleat i fuqishëm i organizmit kundër pushtuesve të tillë, ndihmon enët e gjakut të mbeten të pastra.
“Njerëzit që hanë hudhër kanë më pak depozitime të tilla. “Kam pasur pacientë të cilëve u kam parashikuar rezultate të këqija dhe kur kemi bërë analizat nuk kanë pasur ende depozita”, thotë mjeku.