I pikëlloi shqiptarët kur mbylli sytë/ Miqtë tregojnë sekretin e Adelës: Ishte shumë besimtare, ka bërë shumë të mira, njeri i rallë…

LAJME

Zbulohet një tjetër anë, jo shumcI e mediatizuar e gazetares së ndjerë Adelajda Xhamani. Adela ishte shumë e dhënë pas bamirësisë dhe ndihmonte gjithmonë mesa kishte mundësi njerëzit në nevojë.

Ky fakt u zbulua mbrëmjen e sotme gjatë emisionit “Njerëz në fokus”, ku ishte i ftuar miku më i ngushtë i Adelës, Eraldo Rexho.

Teksa paneli i të ftuarve po apelonte në fund të emisionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë, drejtuesja e emisionit Ola Bruko zbuloi anën bamirëse të Adelës.
“Unë kam marrë disa mësimë nga ajo, e do t’i vë në zbatim në vijim…”, tha Eraldo me zë që i dridhej nga emocioni.

Rexho shtoi: “Pa u bërë patetik do të them një shprehje të Nënë Terëzës: ‘Nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, tha ai.