I lidhën këmbët e duart dhe e futën në thes, 14-vjeçarja u vra vetëm pak orë pas rrëmbimit! Roli i babait të viktimës

Vanja Gjorçevska u rrëmbye mëngjesin e 27 nëntorit në hyrje të pallatit ku ajo banonte, pasi u nis për të shkuar në shkollë.
Të dyshuarit kanë pritur derisa ajo ka dalë nga banesa pasi kanë marrë informacion nga organizatori i rrëmbimit, Ljupço Palevski-Palço, e cili është në arrati.

Ishte pikërisht babai i viktimës, që dyshohet se i dha informacion biznesmenit në lidhje me oraret e vajzës së tij. Adoleshentes i lidhën këmbët dhe duart, dhe e futën në një thes. Më pas e futën në bagazhin e automjetit tip Citroen, që ishte i 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit, i cili u gjet i vdekur së bashku me adoleshenten.

“U konstatua se dy persona të cilët kanë qenë me ‘Citroen’ dhe pasi kanë marrë informacion një mbrëmje më parë se vajza do të jetë vetëm, e kanë marrë nga hyrja e pallatit, i kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë futur në një thes dhe më pas e kanë vendosur në bagazhin e Citroen. Ata janë larguar në drejtim të Shkupit ku edhe është gjetur e djegur makina”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.