I la të gjitha pasuritë për të dhe e do shume, ja cfare pune ben bashkëshorti i Eni Vasilit

LAJME

Moderatorja Eni Vasili pret të bëhet nënë. Fillimisht lajmin e bukur për gazetaren e dha gazeta “Panorama” që ka siguruar edhe fotot nga shtatzania e moderatores. Në fakt, ajo del në panelet televizive çdo natë, por ka arritur ta fshehë shtatzaninë e saj.

Duket se moderatorja nuk i ka shpëtuar aparatit të paparazzit. Eni ka dy binjake, dhe që të dyja vajza. Kështu, dhe pse është në vorbullën e fushatës zgjedhore, Eni Vasili e ka ‘ndarë mendjen’ që veç debateve të ethshme politike, dhe shpeshherë edhe me të bërtitura e ulërima, të bëhet nënë shumë shpejt.

Vite më parë u fol për lidhjen e saj me Armandin, inxhinerin që la Londrën për t’u njohur me moderatoren. Tashmë çifti kanë vendosur të bëhen edhe prindër dhe fatmirësisht, presin tashmë ardhjen e dy bebeve, vajza.
Prej më shumë se 20 vitesh, tashmë moderatorja Eni Vasili është bërë “ikonë” e ekranit shqiptarë. Vitet nuk e kanë mposhtur moderatoren për të zbuluar diçka nga jeta private në ekran.

Por kush është bashkëshorti i Eni Vaslit? Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.
Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndihej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.