I bëri surprizën më të bukur fanses 9 vjeçare; Aurela Gaçe tregon pse zgjodhi pikërisht atë

LAJME

Nuk është diçka e re që këngëtarja Aurela Gaçe ka fansa nga të gjitha moshat. Ajo është një prej personave televiziv më të dashur për shkak dhe të energjisë pozitive që transmeton gjithnjë.

Së fundmi në rrjetet e saj sociale ajo ka zbuluar surprizën që i ka bërë një prej fanseve të saj, një vajze 9 vjeçare nga Elbasani me emrin Françeska.

“Para disa ditësh mora një mesazh. Ishte një prind. Më tregonte se vajza e saj e kishte ëndërr të takoheshim. Pastaj me tregonte se vajza ishte një fëmijë qē kishte konkurruar e fituar në shumë konkurse, festivale për fëmije, brenda e jashtë vendit. Ajo quhet Françeska Kasa nga Elbasani.

Pashë edhe videot e saj ku shprehej se më donte dhe u preka shumë. Mu kujtua vetja kur doja aq shume te takoja kengetaren te cilen une doja ( e kam thene, shume here, në adoleshencën time, kisha nje figure që ndiqja, kendoja cdo kenge te saj. Ajo ishte Irma Libohova). Pse të mos i ja jepja pak dashuri vogëlushes sê talentuar që më jep kaq shume dashuri te sinqertë prej femije?

Unë u mbusha plot. Syte e saj shkelqenin si shkendija. Zerin pushkë. Muzikèn e kishte ushqim. Shpresoj e uroj qe nesër ta shohim në skenat e mëdha e ti plotesohet ëndrra e saj e madhe. Françeska më kujtoi veten si fëmijë. Mos u dorëzo i thashë, në asnjë moment. Uroj me zemër ta shoh teksa rritet në skene e te na japë nga shpirti i saj Faleminderit që më mbushe zemrën!”, ka shkruar Aurela përkrah postimit në Instagram.
Video është në të vërtetë emocionuese pasi është dhe realizimi i një ëndrre të një vogëlusheje